Lajme

Krasniqi: Gjendje alarmante në ushtrinë tonë, qeveria e do veç për fotografi e propagandë!

10/12/2024 14:11
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me gjendjen e krijuar me ushqimin në FSK.

Krasniqi ka thënë se letra e Gjeneralit Bashkim Jashari dërguar Ministrit të Mbrojtjes lidhur me shqetësimet e shumta që kanë të bëjnë me shërbimet ushqimore, shpërfaqë një gjendje alaramante në ushtri.

“Fatkeqësisht, ajo që është e thirrur për t’a trajtuar seriozisht këtë çështje, Qeveria, moti ka abstenuar nga obligimet e saj karshi ushtarëve tanë. Kjo Qeveri, për të disatën herë po e dëshmon se ushtrinë e do vetëm për propagandë dhe fotografi – e nuk i intereson aspak mirëqenia dhe shëndeti i vajzave dhe djemve që me përkushtim i shërbejnë ditë dhe natë atdheut” shkruan Krasniqi raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: