Lajme

Deputetja e AAK-së: Haradinaj e bëri ushtrinë, Kurti s’po mundet me bukë me i mbajtë!

10/12/2024 13:45
nga:Y I

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka reaguar pas problemeve në FSK me ushqimin e ushtarëve.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kur ishte kryeministër arriti ta bënte ushtrinë, ndërsa kryeministri i tanishëm nuk po mundet me bukë t’i mbajë.

“Ramush Haradinaj arriti me ba ushtrinë e kryeministri ynë me bukë smundet ta mbajë.Kaq sa i përket qeverisjes së Albin Kurtit” shkruan Bytyqi.

Reagimi i plotë: