Sporti

Alisson Becker nuk është në planet e Bayern Munich

10/12/2024 13:47
nga:E K

Kohët e fundit është raportuar se Bayern Munich është duke ndjekur portierin e Liverpoolit, Alisson Becker.

Braziliani shihet si një nga opsionet për të zëvendësuar Manuel Neuer.

Por sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, këto raportime janë të pavërteta.

Ai thotë se Bayern është i gatshëm për të vazhduar kontratën me Neuer deri në vitin 2026.

Pasardhës i gjermanit shihet portieri i cili aktualisht është pjesë e Stuttgartit, Alexander Nubel.