Lajme

Abdixhiku takohet me artistë: Fuqia e artit të krijuesve tanë shkon përtej atelieve përplot ëndrra që kanë

10/12/2024 11:59
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se është takuar me artistë të kryeqytetit.

Abdixhiku ka thënë se me ata bisedat janë gjithmonë plot jetë e kureshtje, ‘veprat e tyre natyrisht përplot mjeshtri, gjersa koha e kaluar vazhdimisht një mësim’

Kryetari i LDK-së tha se ka vizituar 14 atelietë e tyre në këtë rrugë të gjallëruar së fundmi të lagjes Ulpiana.

“Fuqia e artit të krijuesve tanë shkon përtej atelieve përplot ëndrra që kanë. Sepse arti flet për identitetin tonë, historinë tonë e të ardhmen që provojmë ta bëjmë! Kur ky art shpërthen kufijtë, ai bëhet mjet i fortë i diplomacisë” shkruan Abdixhiku raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: