Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po përcjell me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.
Osmani menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së në lidhje me gjendjen në fjalë.
Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Presidentja Osmani ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, dhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci.
“Presidentja Osmani ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ndaj menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së. Poashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes z.Maqedonci.Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional” tha Kupina për “Gazeta Blic”
Kupina tha se Presidentja Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre.
“Përndryshe, Presidentja Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre. Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament. Programi 7-pikësh përfshinë këto elemente: 1. Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri. 2. Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit. 3. Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj). 4. Sigurimi shëndetesor. 5. Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor. 6. Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare. 7. Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre. 8. Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët”
“Realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror” tha Kupina në përgjigjen e dhënë per “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/


