Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me lajmet e fundit ku janë shpeshtuar rastet e plagosjeve aksidentale nga ana e zyrtarëve policor.
Bajqinovci tha se kjo që po ndodh është shumë shqetësuese.
Ai tutje potencoi se menaxhmenti i Policisë duhet të marrë masa më të ashpra dhe të fokusohet më shumë në edukimin dhe trajnimin e policëve të rinj.
“Lajmet e shpeshta që po i lexojmë për rastet e plagosjeve aksidentale nga ana e zyrtarëve policor ndaj kolegëve, familjarëve dhe shokëve është shqetësuese.Menaxhmenti i Policisë duhet të marrë masa më të ashpra dhe të fokusohet më shumë në edukimin dhe trajnimin e policëve të rinj për të parandaluar këto ngjarje tragjike” shkruan Bajqinovci raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


