Lajme

Tritol dhe TT në veturë, policia greke arreston shqiptarin

10/11/2024 22:04
nga:Sh R

Një shtetas shqiptar dhe partnerja e tij u arrestuan nga policia greke, të premten në Athinë.

Në veturën e tij thuhet se është gjetur tritol dhe armë, raporton A2 CNN.

Arma e cila u gjet bashkë me lëndën plasëse është pistolet e tipit TT, ndërsa shqiptari ka precedentë penal.

Ende nuk dihet arsyeja e mbajtjes së armatimit në veturë.