Një aksident zingjiror ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Veternik.
Në kete aksident janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete.
Si pasojë e aksidentit kanë pësuar 11 persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zedhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku.Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete.Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona.Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”
“Gazeta Blic” raportoi pak me parë në lidhje me asksidentin në fjalë.



