Lajme

Haradinaj: Që vjen dita që ushtarët tanë të trajtohen në këtë nivel, kurrë se kam besu!

10/11/2024 13:54
nga:Y I

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se momenti kur është ndjerë krenar si deputet, ka qenë votimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai shprehet se nuk e ka besuar që vjen dita e ushtarët trajtohen në këtë formë si sot duke iu referuar problematikës me ushqimin.

“Nëse jam ndjerë krenar si deputet i popullit të Kosovës, ka qenë momenti kur kam votuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, ushtri që e mban gjallë shpresën për një vend të sigurtë e në familjen e madhe politiko-ushtarake NATO. Që vjen dita në 2024 ushtarët tanë të trajtohen në këtë nivel, këtë kurrë se kam besuar. Kjo përbën në vete më shumë se krim. Kjo i nxitë armiqtë e Kosovës e që nuk janë të paktë, që të sfidojnë vendin tonë” shkruan Haradinaj raporton Gazeta Blic.

Ai tutje shprehet se duhet të dalin para drejtësisë përgjegjësit e kësaj situate.

Reagimi i plotë: