Sporti

Cole Palmer shpallet lojtari i muajit shtator në Premierligë

10/11/2024 13:16
nga:E K

Cole Palmer është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit shtator në Premierligë.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e elitës së futbollit anglez në Twitter.

Pesë gola dhe një asist ishte bilanci i yllit anglez gjatë muajit shtator, duke e ndihmuar Chelsean të ngjitet në renditje.

Aktualisht, Palmer është në grumbullim me Anglinë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.