Sporti

Solskjaer refuzon kombëtaren e njohur, ka një ofertë nga Premierliga

10/11/2024 13:02
nga:E K

Ole Gunnar Solskjaer ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë drejtimin e Danimarkës pasi ai momentalisht është në negociata me një “klub të madh”, sipas raportimeve të fundit.

Ç’prej se u shkarkua nga Manchester Unitedi në nëntor të vitit 2021, 51-vjeçari refuzoi disa oferta të ndryshme, duke përfshirë dy nga Superliga e Arabisë.

Norvegjezi ishte lidhur fortë me një kalim te klubi amerikan Charlotte FC, e po ashtu edhe te Leicester City të cilët ishin të etur ta sjellin Solskjaerin në “King Power Stadium” në rikthimin e tyre në Lign Premier.

Por ai është ende pa klub. Në fakt, ish-trajneri i Man. Unitedit ka refuzuar së fundmi shansin për të marrë drejtimin e Danimarkës, sipas të së përditshmes daneze Tipsbladet.

Gjatë muajit korrik, Kasper Hjulmand kishte dhënë dorëheqjen si përzgjedhës i Danimarkës pas serisë pa fitore në Euron 2024.

Federata e Futbollit e Danimarkës ishte vënë në kërkim për një përzgjedhës të ri, andaj kishin kontaktuar Solskjaerin për t’ia ofruar këtë mundësi.