Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se duhet të shihet se deri ku ka arritur vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radojiçiqi në Kuvend.
Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit për të hetuar për këtë bashkëpunim në mes të shefes së deputetëve të VV-së dhe Milan Radojiçiqit.
“Duhet të shihet se deri ku ka mbërri vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radojicici. Unë i kërkoj sot prokurorit të shtetit që të ketë një hetim penal për këtë çështje. BIA serbe na ka depërtu deri në Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi cënuar asnjëherë më shumë se kësaj here”, ka thënë Tahiri.