Sporti

Shqipëria para një sfide të madhe, përballet sot ndaj Çekisë

10/11/2024 08:48
nga:E K

Shqipëria do të vazhdojë sot ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror në kuadër të UEFA Nations League.

Kuqezinjtë kanë punë me Çekinë në grupin 1 të Ligës B të Kombeve aty ku Shqipëria aktualisht zë vendin e dytë me tre pikë pas Gjeorgjisë që ka pikët e plota pas dy ndeshjeve të para, shkruan GazetaBlic Sport.

Kombëtarja çeke kërkon ‘hakmarrjen’ ndaj Shqipërisë për humbjen e shkaktuar në kualifikimet e Kampionatit Evropian, teksa lojtarët e drejtuar nga Sylvinho synojnë fitoren për lidershipin e grupit.

Ndeshja zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport/