Lajme

Përgjimet Kusari Lila- Radojiçiq, Tahiri: Nesër në ora 12:00 do të kemi përballje me të vërtetën

10/10/2024 22:43
nga:G B

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 foli rreth debatit të nesërm paralamentar të thirrur nga opozita lidhur me përgjimet Radojiçiq- Kusari Lila.

“Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë nuk do të mund të tejkalohet kjo situatë pa e diskutuar në aspektin përmbajtjesor dhe pa e pasur një ballafaqim..për ne mashtrimi shpërfaqet deh luftohet vetëm me të vërtetën”, tha Tahiri.

“Ky përgjim shpërfaq një të vërtetë dhe ajo e vërtetë është që shtetit të Kosovës iu ka dhënë një thikë pas shpine me një marrëveshje siç shihet konfidenciale secrete ku flitet edhe për kushtëzime, gjitha këto tema do të diskutohet nesër , ne u munduam me fut edhe sot në rend të ditës, nuk pati një qasje normale vazhduam me mbledhjen e nënshkrime dhe nesër në ora 12: do të kemi ballafaqimin me të vërtetën”, pohoi Tahiri.