Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij sot në fshatrat Studençan dhe Mushtisht të Suharekës, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ka interesim të madh të qytetarëve për LDK-në dhe në çdo takim po sheh besim e shpresë mes njer♪7zve.
“Momentumi ynë është në rritje sepse qytetarët po i besojnë Lidhjes, të djathtës dhe vizionit tonë për zhvillim, integrim e bërjen e së ardhmes! Rrugën e bëjmë bashkë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Sonte, takimet i vazhdova në fshatrat Studençan dhe Mushtisht të Suharekës. Interesim i madh dhe në rritje i qytetarëve tanë për Lidhjen Demokratike dhe atë çfarë sot përfaqësojmë.
Në çdo takim që po kam – gjithandej Kosovës – shoh besim e shpresë mes njerëzve tanë. Ata janë të interesuar për zgjidhje konkrete ndaj përballjeve të tyre të përditshme. Këto zgjidhje i kemi ne!
Momentumi ynë është në rritje sepse qytetarët po i besojnë Lidhjes, të djathtës dhe vizionit tonë për zhvillim, integrim e bërjen e së ardhmes! Rrugën e bëjmë bashkë!


