Lajme

Paraburgim për burrin nga Kosova, dyshohet se ia vuri zjarrin bodrumit të Komunës së Tetovës

10/10/2024 19:16
nga:G B

Policia në Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër 38-vjeçarit nga Kosova.

Kështu thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme.

B.R, dyshohet se javën e kaluar ia vuri zjarrin bodrumit të komunës së Tetovës.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.R. (38) nga Kosova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “rrezik i përgjithshëm”. I akuzuari më datë 06.10.2024 ka shkaktuar zjarr në lokalet bodrum të komunës së Tetovës, me çka është kapur dhe i është hequr liria”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh, të cilën do ta mbajë në Burgun e Shuto Orizares në Shkup.