Lajme

Audioincizimet Kusari-Radoiçiq, Quni: Njollë që do mbetet gjurmë e fuqishme në historinë tonë

10/10/2024 18:59
nga:G B

Përgjimet e bisedave në mes të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe eksponentëve të Listës Serbe, Sllavko SImiq dhe terroristin Millan Radoiçiq, ishte temë e diskutimit sot në DPT te Fidan në Klan Kosova, me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.

Quni u shfaq tejet kritik ndaj këtij veprimi, ku tha se “po të paralajmëronte dikush se do të ndodhte diçka e tillë, do t’i thoja a mos ke shikuar ndonjë film të Holywoodit”.

“Diçka e papranueshme”, tha ai.

“Është një njollë shumë e madhe që do të mbetet gjurmë e fuqishme në historinë tonë, në legjislacionin tonë”, theksoi ai.