Lajme

Lajçak dhe Bislimi takohen në Vjenë, flasin për takimin e radhës Kosovë-Serbi

10/10/2024 18:05
nga:Sh R

Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot në Vjenë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajcak ka thënë se këtë takim e kanë realizuar në kuadër të përgatitjes së takimit të radhës të shefave të ekipeve negociatore.

“Ne kemi diskutuar në detaje për implementimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën për Normalizim”, ka thënë Lajcak.