Lajme

Motoçikleta godet një këmbësore në Prishtinë, Policia jep detaje

10/10/2024 16:54
nga:G B

Një këmbësore është goditur nga një motoçikletë sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazeta Blic se këmbësorja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori).

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Blic/