Lajme

Zhvillime interesante/ Haki Abazi vendos shirita “danger” në Kuvend, nervozohet Mimoza Kusari-Lila

10/10/2024 11:57
nga:Genita C

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur me tone të ashpra në seancën e sotme të Kuvendit.

Duke folur për përgjimin të bisedës së saj telefonike me Milan Radoiçiq, ajo akuzoi PDK-në se po i mungon Lista Serbe në Kuvend.

“E ju çka bani, i thirrni bashkëpunëtorët, bashkëpronarët e Milan Radoiçiqit e të tjerëve, për me iu fabriku materiale që ju duhen me i publiku dhe me i sjell ata këtu”, tha Kusari-Lila.

Gjersa po fliste deputetja, Haki Abazi vendosi shirita të verdhë ku shkruan “danger” (rrezik).