Lajme

Kapen produkte ushqimore e cigare të kontrabanduara nga Serbia, sekuestrohen edhe 320 monedha 2 euroshe false

10/10/2024 11:02
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që të parandalojë tri raste të kontrabandës me mallra, pasi ka kapur në flagrancë mallra ushqimore serbe e cigare të futura ilegalisht në Kosovë.

Në rastin e parë, Policia njofton se ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Rogoçicë të Kamenicës, ku ka gjetur dhe sekuestruar produkte ushqimore me origjinë serbe.

“Më datë 09.10.2024 pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar në fshatin Rogoçicē, komuna e Kamenicës. Gjatë kontrollit është hasur në mallra ushqimore prodhim serbe të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë. Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.