Sporti

Paqarada lirohet nga grumbullimi i Kosovës

10/10/2024 11:32
nga:Lorik J

Mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paqarada nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, me Lituaninë dhe Qipron.

Futbollisti i skuadrës së Kolnit është liruar nga grumbullimi i Kosovës për shkak të lëndimit pas ekzaminimet kanë konstatuar se i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar.

Kështu, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të enjten, para nisjes së ekipit kombëtar drejt Lituanisë.

Paqarada ishte grumbulluar me “Dardanët” por ka stërvitur i diferencuar, kështu që do të kthehet te skuadra e tij në Gjermani për trajtimin e nevojshëm.

Kosova, të shtunën prej orës 15:00 do të përballet me Lituaninë në udhëtim kurse tri ditë më vonë e pret Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Këto ndeshje i takojnë Ligës C të Ligës së Kombeve, ndërsa Kosova deri më tani ka tubuar tri pikë në këtë kampanjë të kësaj gare të UEFA-s.