Lajme

Goditi për vdekje këmbësorin në Klinë, shoferi ndalohet për 48 orë

10/10/2024 09:07
nga:N K

Një person ka humbur jetën në fshatin Jashanicë të Klinës, pasi që i njëjti u godit mbrëmë nga një veturë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Ju informojmë se me datë 09 tetor 2024, rreth orës 19:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicё-Klinё. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR)”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё automjet me targa vendore dhe njё kёmbёsor, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё pёr deri sa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Skenderaj-Klinё, dhe me tё arritur ne fshatin Jashanicё-Klinё, godet kёmbёsorin i cili ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor”, thuhet tutje në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.