Lajme

Haxhiu: Kuvendi i Kosovës të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit

10/09/2024 22:03
nga:G B

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të shefes së grupit të Lëvizjës Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila për shkak të bashkëpunimit të saj me terroritin Milan Radojçiq.

Haxhiu ka përmendur edhe rastet tjera si, votimin e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese dhe eleminimin e veteranëve të UÇK-ës nga Ligji për Pagën Minimale dhe kundër Projektligjit për Trustin.

“Të nderuar miq, Kuvendi i Kosovës duhet të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila për shkak të bashkëpunimit të saj me kryeterroristin Milan Radojçiq, për votim të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese dhe eleminimin e veteranëve të UÇK-ës nga Ligji për Pagën Minimale dhe kundër Projektligjit për Trustin”, ka thënë Haxhiu.

Reagimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, Kuvendi i Kosovës duhet të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila për shkak të bashkëpunimit të saj me kryeterroristin Milan Radojçiq, për votim të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese dhe eleminimin e veteranëve të UÇK-ës nga Ligji për Pagën Minimale dhe kundër Projektligjit për Trustin.