Lajme

Dedaj për bisedën Kusari-Radoiçiq: Gjuhën serbe po e flisni si gjuhë amtare

10/09/2024 21:23
nga:Sh R

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar pas publikimit të fundit të audi-incizimit ndërmjet shefes së Grupit Paralamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe ish- nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçi.

Dedaj për Kusarin thotë se gjuhën serbe po e flet si gjuhë amtare, madje me një kriminel të akuzuar dhe në listë të zezë të ShBA-ve.

“Luja Mimozë luja, me koordinim apo pa koordinim, ama gjuhen serbe po e flisni si gjuhen amtare, madje me një kriminel të akuzuar dhe në listë të zezë të SHBA-ve!”, shkroi ai.