Lajme

Arifi për audio-incizimin e Kusari Lilës me Radoiçiqin: Gajret burra – jeni zënë me pelë për dore

10/09/2024 21:08
nga:G B

Ish kryeneogciatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka reaguar për audio-incizimin e Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiq, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka thënë se kanë kryer punë për veteranët me Radoiçiqin por janë zënë me pelë për dore.

“Ruaje Zot, Kosovën nga drejtësia e VV-së”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Kur flasin përfaqësuesit e VV-së për drejtësi e padrejtësi, ata shfaqen aq të pasionuar sa që, për ata që nuk i njohin, krijojnë përshtypjen se njerëz më parimorë nuk ka.

Vehbi Kajtazi është gazetar që, në dijeninë time, nuk ka qenë anëtar i asnjë partie. Vehbiu, para shumë vitesh, publikoi përgjimin e asaj që quhet “pronto”, ku të ekspozuarit ishin krerët e PDK-së. Atëherë, Vehbiu konsiderohej hero për VV-në. Tani, kur publikon një incizim që implikon drejtpërdrejt Albinin dhe lidhjen e tij me Radojçiçin, kërcënohet me jetë nga “parimorët” e VV-së, madje incizimin e quajnë luftë hibride dhe montazh.

Gajret burra, s’është as luftë hibride, as montazh. Keni pasur dëshirë të rregulloni punë kundër veteranëve të UÇK-së me Radojçiçin, por jeni zënë me pelë për dore.

Ruaje Zot, Kosovën nga drejtësia e VV-së!