Lajme

Bajqinovci ironizon Krasniqin e Abdixhikun: Po më rivalizojnë me tubimet e tyre

10/09/2024 20:20
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar për tubimet e LDK-së e PDK-së para zgjedhjeve, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se po e rivalizojnë liderët e këtyre partive me tubimet e tyre, duke thënë se s’kanë më shumë të pranishëm se ai.

Postimi i tij i plotë:

Po më rivalizojnë krerët e LDK-së dhe PDK-së në organizimin e tubimeve. Këta ‘liderë’ në këto tubime nuk kanë të pranishëm më shumë se në tubimet e mia, është e qartë ata janë larg popullit dhe dihet kah është mbështetja e popullit.