Lajme

Azemi: U dëshmua edhe një herë koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe, për pak vota bënë pakt edhe me djallin

10/09/2024 17:39
nga:Sh R

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se u dëshmua edhe një herë koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe.

Azemi tutje thotë se nuk iu mbeti asnjë premtim pa u thyer, ku shton se për pak vota bënë pakt edhe me djallin.

Ai thekson se ky pushtet nuk i duhet Kosovës, ku thotë se vendi ynë meriton më mirë ku LDK dhe Lumir Abdixhiku do ta ofrojnë atë.

“Kjo është e vërteta e këtij pushteti, prandaj vërtetë ky pushtet nuk i duhet Kosovës. Vendi ynë meriton shumë më ndryshe e shumë më mirë. Dhe LDK e Lumir Abdixhiku do ta ofrojnë atë!”, shkroi Azemi.

Postimi i plotë: