Lajme

Rohde: Kosova nga tani do të përfaqësohet në CEFTA nga zyrtarët e vet

10/09/2024 15:25
nga:G B

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA.

Rohde ka thënë se tash e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, ashtu siç duhet, dhe jo nga UNMIK-u.

“Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë organ rajonal!”, ka shkruar Rohde.