Geek

Alarmi për vet-lëndimet, lojërat e rrezikshme – TikToku “mollë sherri” për shëndetin mendor tek nxënësit

10/09/2024 14:29
nga:N K

Vet-lëndimet nga ‘sfidat’ e rrjetit social ‘TikTok’, që shumë kohë janë bërë prezente edhe në vendin tonë, e sidomos përdoruesit më të mëdhënjë janë nxënësit e shkollave kosovare.

Fillimisht kjo lojëra u paraqiten në qytetin e Fushë Kosovës, si dhe në Lipjan.

Por, pak para disa ditëve u zhvillua e njejta edhe në qytetin e Gjakovës.

E në këtë qytet, numri i vet-lënduarëve ka arritur deri në 13.

Por, këto ‘lojëra të rrezikshme’, psikologia Lule Alidema po i sheh shqetësuese.

Alidema në një prononcim për GazetaBlic, kërkon që të ngrihet alarmi  tek secili secili prind, si dhe në çdo institucion përgjegjës, në atë mënyrë që tëparndalohen sjelljet e tilla.

“Është tejet shqetësues rasti i fundit që ndodhi me vetlëndimin e tri vajzave shqetësim ky jo vetëm për familjen e shkollën por edhe për mbarë shoqërinë. Andaj, pas kësaj forme të  sjelljes së të miturve deri në vetlëndim duhet ngrihet dritë alarmi te çdo prind, institucion edukativo arsimor, profesionist të shëndetit mendor e çdo njeri i shoqërisë me qëllimin ta pengojmë dhe ti parandalojmë sjelljet e tilla”, tha psikologia.

Ajo shton se çdo sjellje negative ndikon në forma të ndryshme tek nxënësit.

“Çdo sjellje e në theks sjellja negative ndikon në forma të ndryshme te nxënësit duke pasur parasysh moshën e tyre. Te një pjesë e nxënësve mund të ndikoj në mbjellje të frikës, te një pjesë si model për tu përsëritur për qendër vëmendje apo edhe plotësim i knaqësisë së kurreshtjes, te disa si hakmarrje ndaj paknaqësive që mund ti kanë në lidhje me familjen, moshatarët, mësimdhënësit, institucionit shkollë në përgjithësi si dhe rrethanave”, u përgjigj ajo.

Ndërsa, në lidhje me këtë çështje edhe njohësi i rrjeteve sociale, Valon Kerolli shprehet se ky është aplikacioni me përmbajtjen më toksike, që e njejta sipas tij nuk ka kurrëfarë dobie e as përbmajtje edukative për të rinjët kosovarë.

“Ka kohë qe unë bëj thirrje për ndalimin e terësishëm të TikTok-ut në Kosovë sepse mendoj që është aplikacioni / rrjeti social me përmbajtjen më toksike, e ka kontrollin apo monitorimin e përmbajteve më të dobëtin nga të gjitha rrjetet sociale për të mos thënë nuk ka fare monitorim, nuk ka kurrëfare dobie për të rinjtë kosovar, pra me një fjalë nuk ka përmbajtje edukative qe do t’iu hynin në punë”, tha Kerolli në një përgjigje dhënë për GazetaBlic.

Tutje, ai thotë se pikërisht ‘lojërat’ që po realizohen nga të rinjët e dëshmojnë se ky aplikacion është i dëmshme.

Gjithashtu, ai kërkon që ky rrjet social të ndalohet tërësisht brenda territorit të Kosovës.

“Pikërishtë këto lojëra që ju i keni përmendur janë argumenti më i mirë që e dëshmojnë se ky aplikacion/rrjet social është i dëmshëm dhe duhet të ndalohet tërësisht brenda territorit të Kosovës”, theksoi ai.

E, për fund psikologia Lule Alidema, ka një thirrje për të gjithë ata prindër, si dhe thekson se kurr më shumë se në këtë kohë nuk ka qenë më I nevojshëm trekëndshi dëmijë-prind-psikolog.

“Në kohën sot mes kaq shumë mundësive që ofron teknologja deri edhe te sjellja e ndodhur atëherë thirrja ime për çdo prind është që sa më shumë të ndajnë nga koha e tyre për fëmijët e tyre, ti edukojnë me sqarime mbi çka është reale e çka jo, çka duhet e çka jo, cilat janë interesat e tyre për të krijuar një imazh për të ardhmen, ti sqarojnë për rolin e shkollës, rolin e tyre nëpër vite etj.

E nëse vet nuk ia arrijnë atëherë duhet të drejtohen te psikogu i afër dhe në bashkëpunim me psikologun ti sigurojnë fëmijës rritje e të ardhme të shëndetshme psikofizike.

Sot më shumë se kurrë është i nevojshëm funksionimi i trekëndshit fëmijë-prind-psikolog sikurse e njëjta vlen edhe për institucionet edukativo arsimore”, përfundoi ajo.

Rikujtojmë, se gjatë këtij viti Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ky rrjet social të ndalohet në të gjitha institucionet publike.

/GazetaBlic/