Lajme

“Çfarë kanë bërë kur ata vetë ishin në pushtet”, Murati: Mobilizim i hatashëm i opozitës për rritjen e pensioneve

10/08/2024 18:38
nga:Sh R

Ministri i Financave, Hekuran Murati iu është përgjigjur opozitës pas reagimeve të tyre lidhur me rritjen e pensioneve.

Murati përmes një shkrimi në Facebook tha se opozita sa ishte në pushtet nuk kanë bërë rritje të pensionimeve, duke rënditur kështu qeveritë dhe rritjet e tyre.

“Rritja e pensionit bazik të moshës nëpër vite:

Qeveria Mustafa (PDK+LDK) me Ministër të Financave Avdullah Hotin:

+0 euro rritje gjatë mandatit.

Qeveria Haradinaj (PDK+AAK+Nisma) me Ministër të Financave Bedri Hamzën:

+15 euro rritje gjatë mandatit.

Qeveria Kurti:

+30 euro rritje gjatë mandatit, dhe 4 herë shtesa të njëhershme nga 100 euro”.

Tutje, Murati tha se ‘përveç skemës së pensionit bazik, janë rritur pothuajse të gjitha skemat tjera, me një alokim shtesë prej 100 milionë euro për një vit fiskal”.