Sporti

Benjamin Sesko përsëri në ‘radarin’ e Arsenalit

10/08/2024 18:42
nga:Mergim Rreci

Arsenali mbetet i interesuar për nënshkrimin e Benjamin Sesko të RB Leipzig, sipas CaughtOffside.

Sulmuesi 21-vjeçar slloven refuzoi një lëvizje në Premier League verën e kaluar, duke zgjedhur të zgjasë qëndrimin e tij në Gjermani, transmeton GazetaBlic Sport.

Pavarësisht kësaj, Arsenali pritet të rindezë interesimin e tyre kur të rihapet merkato e transferimeve.

Sesko ka tërhequr vëmendjen edhe nga klubet kryesore si AC Milan, Chelsea dhe Manchester United.

/GazetaBlic Sport/