Lajme

Përplasen dy automjete në Rrëshen të Shqipërisë, lëndohet një person

10/08/2024 17:13
nga:G B

Një aksident ka ndodhur në hyrje të Rrëshenit të Shqipërisë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, shkruan Abcnews.al.

Bëhet e ditur se drejtuesi i njërit mjet ka mbetur i lënduar, derisa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.