Lajme

Italia e mirëpret vendimin e qeverisë për mallrat serbe: Qasja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ia vlen

10/08/2024 16:33
nga:Sh R

Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikëkalimit kufitar në Mërdare për mallrat nga Serbia.

Sipas ambasadës italiane, kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal, të parashikuar nga Procesi i Berlinit.

“Është një lëvizje kye për integrimin rajonal, të paraparë nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit në BE-, i inkurajuar nga Plani i Rritjes”.

Italia tha se qasja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ia vlen.