Lajme

Specialja për lirimin e mundshëm të Jakup Kransiqit pas vdekjes së vëllait: Njoftojmë në faqe nëse ka diçka

10/08/2024 16:03
nga:Sh R

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka thënë se s’ka kurrfarë zhvillimi lidhur me lirimin e mundshëm të Jakup Krasniqit pas rastit të vdekjes së vëllait.

E pyetur nëse Krasniqi do të lirohet përkohësisht, Griep ka sqaruar se bazuar në kornizën ligjore, Dhomat e Specializuar ai lejojnë personat e ndaluar që të bëjnë kërkesa tek panelet kompetente kur ka arsye bindëse njerëzore dhe paneli vendos për kërkesa të tilla.

“Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”, ka thënë Griep për express.

Vëllai i Jakup Kransiqit. Azem Krasniqi ka vdekur para 3 ditësh. Ai është varrosur në Negroc më 6 tetor.