Sporti

Problem i ri për Spanjën – Nico Williams mungon për ndeshjet e tetorit

10/08/2024 15:18
nga:Lorik J

Një nga yjet e mëdhenj të kampionit të Evropës, Spanjës, Nico Williams, është vënë në dyshim për ndeshjet e Ligës së Kombeve në tetor.

Anësori i majtë i Athletic Bilbao është jashtë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së majtë që e bëri atë të humbasë ndeshjen e fundit të skuadrës baske në La Liga kundër Girona, të cilën ata e humbën në mënyrë dramatike 2-1.

Nico pësoi dëmtim në ndeshjen e Europa League kundër AZ Alkmaar dhe ende nuk i është nënshtruar testeve të mëtejshme nga stafi mjekësor spanjoll.

Kampionët e Evropës kanë dy ndeshje në shtëpi në tetor – kundër Danimarkës më 12 tetor kundër Serbisë tre ditë më vonë.

/GazetaBlic Sport