Lajme

Prokuroria konfirmon aksionin në MMPHI, dy persona të dyshuar për keqpërdorim

10/08/2024 12:45
nga:Y I

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së.Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje të tjera”, ka thënë prokuroria.

Momenti kur Zv/Sekretari i Përgjithshëm i MMPHI, Izedin Bytyqi, hyn në Ministri i shoqëruar nga Policia !

Mësohet arsyeja e bastisjes në Ministrinë e Infrastrukturës