Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Abedin Rexha në përvjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se ishin bashkë me Abedin Rexhën në betejën e Qafë Mullarit.
Ai ka thënë se e kujton si një luftëtar të madh, trim e të vendosur .
“Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si një luftëtar të madh, trim e i vendosur dhe njëri prej emrave të mëdhenj të lirisë së Kosovës” shkruan Haradinaj në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:


