Sporti

“Kam pas kënaqësinë të luajë me ty”, Messi me postim emocionues pas pensionimit të Iniestas

10/08/2024 09:44
nga:Lorik J

Lionel Messi i ka dërguar një mesazh të përzemërt për pensionim Andres Iniestas, ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona.

“Ti je një nga bashkëlojtarët më simpatikë me të cilët kam pasur kënaqësinë të luaj”, ka thënë Messi në letrën e tij në Instagram.

“Të uroj gjithmonë më të mirat, je fenomenal”, shtoi ikona e Barçës.

Messi fitoi katër Liga të Kampionëve me Iniestën në Barcelonë përpara se legjenda spanjolle të largohej nga Camp Nou për të vazhduar karrierën e tij në Japoni.

Iniesta më në fund doli në pension në moshën 40-vjeçare pas një karriere që zgjati dy dekada e gjysmë.

/GazetaBlic Sport