Sporti

Kylian Mbappe ndër sulmuesit më të dobët të La Ligës në këtë statistikë!

10/08/2024 08:02
nga:Lorik J

Një statistikë interesante është shfaqur në internet: Kylian Mbappe është një nga sulmuesit më të dobët kur vjen puna për të ushtruar presion në La Liga këtë sezon.

Në ndryshim nga superylli i Real Madridit, Iago Aspas i Celtas, në moshën 37-vjeçare, është një nga më të mirët në këtë statistikë. Vinicius Junior dhe Rodrygo gjithashtu e ‘shtypin’ kundërshtarin shumë më mirë se Mbappe.

Luis Enrique e ka theksuar tashmë në të kaluarën, përpara ndeshjes së Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës sezonin e kaluar, spanjolli e bëri të qartë që Kylian duhet të ushtrojë presion më shumë.

Kylian Mbappe ka shtatë gola dhe një asistim në 11 paraqitje për Real Madrid këtë sezon.