Uncategorized

Abdixhiku: Nuk do të ketë pension më të ulët se 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes sonë

10/07/2024 21:17
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka dalur me zotim për pensionistët në cilësinë e kandidatir për kryeministër në këto zgjedhje parlamentare.

Abdixhiku në Pressing të T7 premtoi pension që në javën e parë të qeverisë jo më pak se 150 euro, e po ashtu edhe koeficient 150 euro për sektorin publik.
‘’Si bartës i Qeverisë së ardhme dal me zotimin e parë, meqë u hap tema, pensionistët do të kenë rritje të pagave që në javën e parë. Nuk do të ketë në Kosovë me pak se 150 euro. Ky është zotimi i imi, që në javën e parë, bashkë me koeficientin e pagave në sektorin publik. Po i flasë secilit punëtor të sektorit publik dhe secilit pensionist, që për 4 vite ka pritur me ngulm një dorë të shtetit për t’i ndihmuar në papërballueshmërinë e jetës së përditshme”, tha Abdixhiku.

Duke folur për këtë premtim, Abdixhiku tha se që në javën e parë të qeverisë do të bëhet rishikimi i buxhetit për pension jo nën 150 euro dhe koeficient 150 euro për sektorin publik.