Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve prej 20 për qind.
Kjo u bë e ditur në një konferencë të mbajtur të hënën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Vendimi për rritjen e pensioneve dhe heqja e kufizimit ndaj mallrave serbe, është diskutuar në emsionin e sontem të ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.
Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina e quan vendim elektoral rritjen e pensioneve në këtë kohë.
Ajo këtë vendim të kryeministrit Kurti e ka krahasauar me vendimet e dikurshme të Hashim Thaçit, raporton gazeta10.
“Kam prit që këto premtimet elektorale Albin Kurti t’i ketë ma kreative dhe me të kamufluara, pra nuk do të duken veprime për efekte elektorale dhe nuk kam pritur që t’i bënte të njëjtat taktika që dikur i bënte Hashim Thaçi”, ka thënë Pantina.
Tutje, Pantina ka folur edhe për vendim e qeverisë për heqjen e kufizimeve ndaj mallrave serbe, vendim të cilin e ka vlerësuar si të mirë për shtetin e Kosovës.


