Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka publikuar pamje të kolonave në kryeqytet, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rezultati i mbylljeve të rrugëve është bërë i padurueshëm.
Ai i ka bërë thirrje kryetarit Rama që t’i lirojë rrugës, pasi të gjithë po vuajnë nga ky kaos i përditshëm.
Postimi i tij i plotë:
Rezultati i mbylljeve të rrugëve në Prishtinë është bërë i padurueshëm. Kryetar, liroj rrugët se i more në qaf njerëzit! Të gjithë po vuajmë nga ky kaos i përditshëm. Qytetarët meritojnë zgjidhje, jo pengesa.


