Lajme

Ulutash viziton kampin “Villaggio Italia”, mirënjohës me kontributin e ushtarëve

10/07/2024 16:28
nga:G B

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, sot ka vizituar kampin Villaggio Italia, afër Pejës.

Në një postim në Facebooj thuhet se Ulutash u takua me personelin e Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim.

“Gjenerali Ulutash u mirëprit nga komandanti, kolonel Rocco Mundo, të cilit i shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar të njësive të tij në përpjekjet e përditshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.