Lajme

Agusholli: Vajza me mbulesë nga nesër i kthehet mësimit në Gjimnazin “Bedri Pejani”

10/07/2024 16:10
nga:G B

Deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, ka njoftuar se vajza me mbulesë në Pejë do t’i rikthehet nesër procesit mësimor në Gjimnazin “Bedri Pejani”, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se kjo po ndodh më në fund pas më shumë se një muaji pritjeje e refuzimi.

Postimi i tij i plotë:

Pas shumë peripecive, vajza me mbulesë, A.D. më në fund rikthehet nesër në procesin mësimor në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’, pas më shumë se një muaji pritjeje e refuzimi.

Pas vështirësisë vjen lehtësimi.