Lajme

Zveçan, në gjendje të dehur kanos policët – arrestohet burri

10/07/2024 09:54
nga:N K

Një burrë, teksa ishte në gjendje të dehur, dyshohet se ka kanosur policët në krye të detyrës në Zveçan.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.