Sporti

Jonny Evans: Pyetjet mbi të ardhmen e Erik ten Hag ndikojnë edhe tek lojtarët e Man United

10/07/2024 09:20
nga:Lorik J

Jonny Evans ka pranuar se presioni mbi Erik ten Hag dhe pyetjet rreth të ardhmes së tij si trajner i Man United po ndikojnë në performancat e lojtarëve.

Duke folur për Sky Sports pas barazimit 0-0 kundër Aston Villa, ai zbuloi: “Kjo ndikon te lojtarët (presioni ndaj Ten Hag). Është edhe në mendjen tonë.

“Unë mendoj se me përvojën që kam në karrierën time, jam siguruar që të bëj gjithçka që të jem gati dhe të jap gjithçka që mundem për ekipin.”

Evans definitivisht mund ta mbajë kokën lart pas paraqitjes kundër Villa, pasi ai me meritë fitoi çmimin Lojtari i Ndeshjes për paraqitjen e tij të shkëlqyer në mbrojtje për të ndihmuar Man United të mbajë portën e katërt të paprekur në Premier League këtë sezon.

/GazetaBlic Sport