Sporti

Orar i frikshëm, Barcelona do të luajë tri super ndeshje për gjashtë ditë këtë muaj!

10/07/2024 08:31
nga:Lorik J

Tetori ka nisur për Barcelonën në mënyrë spektakolare, duke filluar me një fitore të jashtëzakonshme 5-0 kundër Young Boys në Champions League, e ndjekur nga një tjetër fitore bindëse 3-0 ndaj Alaves në La Liga.

Tani, lojtarët po shkojnë në pushim ndërkombëtar.

Pas kthimit të tyre, ata do të përballen me tre ndeshje sfiduese radhazi dhe atë në vetëm 6 ditë.

Ja orari:

Barcelona vs. Sevilla – 20 tetor

Barcelona vs. Bayern Munich, 23 tetor

Real Madrid – Barcelona, 26 tetor

/GazetaBlic Sport