Lajme

Banorët në Libanin jugor kanë frikë se më e keqja nuk u ka ndodhur ende

10/06/2024 18:09
nga:G B

Në kufirin libanez, bombardimet e rënda të kryera nga avionët luftarakë izraelitë ishin pothuajse pa ndalë këtë mëngjes.

Në orën 10:00 me kohën lokale, nga pozicioni i ekipit të BBC në qytetin jugor të Libanit, Tiros – rreth 25 kilometra nga kufiri izraelit – dëgjuan zhurmën e dy raketave të Hezbollahut që po lëshoheshin. Pak minuta më vonë, ushtria izraelite njoftoi se kishte kapur dy raketa.

Hezbollahu nuk lejon asnjë mbulim mediatik në zonat këtu pa një marrëveshje paraprake. Lista e atyre që janë të ndaluara është shumë më e madhe se ajo që lejohet, gjë që e bën pothuajse të pamundur verifikimin e realitetit të situatës në terren dhe ndjekjen e ndikimit të kësaj lufte tek civilët.

Në dy javët e fundit, qindra mijëra civilë kanë lënë shtëpitë e tyre për në vende më të sigurta në veri.

Tani, rruga nga Tiri drejt veriut, është e shkretë për rreth 40 kilometra, dhe ata që janë ende këtu thonë se kanë frikë se “më e keqja nuk ka ardhur ende”, shkruan BBC.