Sporti

Statistikë e jashtëzakonshme: Man City nuk ka humbur në shtëpi qe 50 ndeshje

10/06/2024 09:05
nga:Lorik J

Manchester City është i pamposhtur në shtëpi për 50 ndeshje radhazi. Skuadra e Pep Guardiolës mundi Fulhamin me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 7-të të Premier League.

Pas këtij triumfi, seria e pamposhtur e “Qytetarëve” në Etihad Stadium vazhdon në 50 ndeshje.

Gjatë kësaj ecurie në të gjitha garat, ekipi fitoi 41 herë dhe barazoi nëntë herë.

Humbja e fundit e Manchester Cityt në shtëpi ishte më 12 nëntor 2022 në ndeshjen me Brentford (1:2).

/GazetaBlic Sport